Kampionatet evropiane në futboll kanë rezervuar ndeshje interesante për të gjithë sportdashësit në këtë vikend.
Pas më shumë se dy muajve pushim, Serie A kthehet në aksion që nga kjo e shtunë.
Duke filluar nga ora 18:30, kampioni në fuqi, Milani, do të jetë nikoqire e Udineses, ndërsa dy orë më vonë, saktësisht në 20:45, Interi udhëton te Lecce e ringritur në elitën e futbollit italian.
Dy ndeshjet e tjera që do të luhen janë Monza – Torino dhe Sampdoria – Atalanta.
Përballje interesante do të ketë edhe në ligat e tjera. Në Premier League, Arsenali e pret në “Emirates Stadium” Leicester Cityn (16:00), ndërsa, po në të njëjtën kohë, luan edhe Manchester City ndaj Bournemouthit.
Në orën 18:30 do të luajë edhe Manchester United ndaj Brendfordit si mysafir.
La liga sot rezervon tri ndeshje. Barcelona pret Rayo Vallecanon (21:00), Valadollidi – Villarealin (19:00) dhe Celta Vigo – Espanyolin (17:00).