Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Metro.
Tetë skuadrat çerekfinaliste tashmë kanë mësuar kundërshtarët e tyre për sfidën për një vend në gjysmëfinale të garës më të madhe europiane.
Përballja më interesante pritet të jetë mes dy gjigantëve, Manchester City dhe Bayern Munich.
Ndeshjet tjera janë këto: Real Madrid – Chelsea, Inter – Benfica dhe Napoli – Milan.
Ballafaqimet e para çerekfinale do të zhvillohet më 11/12 prill, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë më 18/19 prill.
Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve do të mbahet në Stadiumin Olimpik Ataturk, në Stamboll, më 10 qershor 2023. /gazetametro.net