Loading…

Ndeshjet e Kosovës ndaj Izraelit dhe Andorrës, Statovci: Jo të lehta, por jo të pakalueshme

  • 24/03/2023 | 13:57

Ndeshjet e Kosovës ndaj Izraelit dhe Andorrës, Statovci: Jo të lehta, por jo të pakalueshme

Kombëtarja e Kosovës nesër fillon ciklin kualifikues për Kampionatin Europian ‘Euro 2024’ ndaj Izraelit. Para kësaj ndeshje për Gazeta Metro ka folur trajneri dhe analisti, Faruk Statovci. Ai izraelitët i ka cilësuar kundërshtar të vështirë, megjithatë beson te futbollistët ‘dardan’.


E gjithë vëmendja nesër do të jetë në stadiumin ‘Bloomfield’ në Tel-Aviv aty ku ‘Dardanët’ do të kërkojnë rezultat pozitiv përballë vendasve.

Statovci beson që Kosova është më favorite kundër Andorrës sesa ndaj Izraelit, por është optimist në rezultate pozitive.

”Mendoj se do të jenë ndeshje jo të lehta por jo të pakalueshme. Ndaj Izraelit do të jetë ndeshje më e vështirë kurse ndaj Andorrës besoj që pasi luajmë si vendas normalisht që mundemi ta cilësojmë pak më të lehtë. Por, megjithatë unë besoj në formën momentale të futbollistëve tanë dhe jam shumë optimist për rezultate pozitive në këto dy ndeshje,” tha ai për Gazeta Metro.

Ndeshja mes Izraelit dhe Kosovës do të fillojë nga ora 18:00, kurse të martën të udhëhequrit nga Alain Giresse në ‘Fadil Vokrri’ përballen ndaj Andorrës nga ora 20:45.

Së bashku me këto kombëtare në grupin I bëjnë pjesë edhe Zvicra, Rumania dhe Bjellorusia. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë