Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës së Kosovës, ku pas 45’ minutave lojë nuk ka ndryshim rezultati në asnjërën prej tyre.
Në derbin mes Ballkanit e Dritës ende nuk ka ndryshim rezultati, ku pas pjesës së parë të dy portierët e dy skuadrave hynë drejt zhveshtoreve pa pranuar gol, përcjell KosovaPress.
Rezultate të njëjta kanë edhe dy ndeshjet e tjera të cilat po zhvillohen krahas Ballkanit e Dritës, ku skuadra e Drenicës është duke barazuar pa gola kundër Ulpianës, sikurse skuadra e Llapit që është mysafire e Malishevës.
Rezultatet e pjesëve të para të tri ndeshjeve në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.
Drenica 0 – 0 Ulpiana
Ballkani 0 – 0 Drita
Malisheva 0 – 0 KF Llapi