Loading…

Ndeshjet parakualifikuese për Ligën e Kampionëve do të zhvillohen në Zvicër

  • 30/06/2020 | 14:43

Ndeshjet parakualifikuese për Ligën e Kampionëve do të zhvillohen në Zvicër

Ndeshjet parakualifikuese për Ligën e Kampionëve këtë edicion do të zhvillohen në Zvicër. Gazeta “Sheshi” merr vesh se klubet kosovare tashmë janë njoftuar edhe për agjendën e këtyre ndeshjeve, të cilat do të zhvillohen në muajin gusht.


Bëhet e ditur që për shkak të situatës pandemike, tashmë të njohur si “COVID-19” këtë vit ndeshjet parakualifikuese në Ligën e Kampionëve do të zhvillohen në Nyon të Zvicrës.

UEFA do t’i mbulojë shpenzimet e transportit lokal dhe të organizimit të ndeshjeve, kurse klubet që do të marrin pjesë në këtë mini-turne do të duhet t’i paguajnë biletat e lojtarëve dhe stafit deri në Zvicër dhe shpenzimet e hotelit.

Gjithashtu UEFA është përkujdesur që t’i aranzhojë disa hotele me çmime më të lira, mirëpo klubet nuk janë të obliguara të shkojnë në ato hotele.

Ndër të tjerash në këto ndeshje do të bëhen testimet për “COVID-19”, ndeshjet do të zhvillohen pa prezencën e publikut, si dhe do të kenë një numër të vogël nga anëtarët stafit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë