Loading…
Ndihmon sirianët dhe jo Kosovën: Kështu përgjigjet Dua Lipa
  • 15/04/2019 | 21:44

Ndihmon sirianët dhe jo Kosovën: Kështu përgjigjet Dua Lipa

Dua Lipa tashmë është një artiste me përmasa ndërkombëtare dhe po vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes, transmeton Gazeta Metro.


Ajo së fundmi ka marrë pjesë në një aktivitet humanitar në ndihmë të refugjatëve sirianë në bashkëpunim me UNICEF-in.

Kjo ka bërë që shumë fansa ta kritikojnë këngëtaren duke thënë se është dashur të ndihmojë vendlindjen e saj para se të ndihmojë të tjerët.

Rreth kësaj ka reaguar 23 vjeçarja teksa ka treguar se ka hapur një fondacion të quajtur “Sunny Hill Foundation”.

“Kam hapur një fondacion në Kosovë për të bërë këtë gjë, qysh nga viti 2016. Quhet “Sunny Hill Foundation”. Mund ta shihni gjithë punën që e kemi bërë që nga ajo kohë përmes ueb-faqes tonë”, ka shkruar ylli i shumë hiteve në Twitter.

Fondacioni i Dua Lipës ka dhuruar vitin e kaluar 100 mijë euro për 17 organizata humanitare, ngjarje kulturore dhe shkolla të muzikës në Kosovë, në formë grantesh nga 5 deri 10 mijë euro./gazetametro.net

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë