Loading…

Ndikimi i luftës në treg, vlera e bitcoin bie nën 63.000 dollarë

  • 06/04/2026 | 11:52

Ndikimi i luftës në treg, vlera e bitcoin bie nën 63.000 dollarë

Bitcoini ra nën 63.000 dollarë gjatë fundjavës, pas lajmit për një sulm të përbashkët ushtarak të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, duke tronditur tregjet globale financiare, transmeton Gazeta Metro.


Në vetëm 24 orë, kriptomonedha më e njohur humbi mbi gjashtë për qind të vlerës së saj, duke fshirë pjesë të rimëkëmbjes së fundit dhe duke thelluar humbjet për këtë vit.

Përveç Bitcoin-it, edhe kriptomonedhat e tjera të mëdha, si Ethereum, shënuan humbje të ngjashme. Analistët vlerësojnë se kjo është një reagim klasik i investitorëve, të cilët në kohë pasigurie gjeopolitike tërheqin kapitalin nga asetet më të paqëndrueshme dhe e kanalizojnë drejt instrumenteve më të sigurta.

Shtesa e presionit erdhi edhe nga vetë struktura e tregut të kriptove. Më shumë se 450 milionë dollarë në pozicione derivatesh u likuiduan brenda 24 orëve të fundit, ku investitorët që kishin bastuar në rritje të çmimeve pësuan më së shumti. Ky proces i likuidimit automatik shtoi më tej ritmin e rënies.

Ndërkohë, asetet tradicionale “të sigurta” për kapitalin u vlerësuan. Çmimi i arit kaloi 5.000 dollarë për një ons, ndërsa kërkesa për bono shtetërore amerikane u rrit. Kjo tregon se investitorët në situata krize vazhdojnë t’u besojnë më shumë formave tradicionale të ruajtjes së kapitalit sesa kriptomonedhave./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë