Loading…

‘Ndize një qiri edhe për fëmijët kosovar që u vranë nga serbët’: Ish kryediplomati malazez Vlahovic turpëron pro-serbin malazez Becic

  • 24/03/2023 | 21:35

‘Ndize një qiri edhe për fëmijët kosovar që u vranë nga serbët’: Ish kryediplomati malazez Vlahovic turpëron pro-serbin malazez Becic

Ish ministri i punëve të jashtme të Malit të Zi, Miodrag Vlahovic, i reagoi përpjekjes hipokrite të politikanit malazez Aleksa Becic që t’i shmanget historisë së intervenimit të NATO’së më 1999 ndaj asaj që kishte mbetur nga Jugosllavia pas nisjes së luftës regjimi fashist serb i Slobodan Milosevic, shkruan Gazeta Metro.


Diplomati i njohur malazias Miodrag Vlahovic që ka shërbyer gjatë kohë si diplomat dhe si ministër i jashtëm i Malit të Zi (përndryshe i lindur në Gjakovë) nuk mundi të durojë lajkat dhe lojalitetin e shfaqur publikisht ndaj fashistëve serb nga lideri i partisë Demokratët e Malit të Zi, Aleksa Becic.

Becic në konton e tij në Twitter pikërisht në ditën e 24 vjetorit të nisjes së intervenimit të NATO’së përkujtoi viktimat e bombardimeve të NATO’së duke ndezur qirinj në kishën e Podgoricës.

Vlahovic s’la vend për dyshim se çfarë mendon për këtë gjest dhe tentimin në përgjithësi të ri-shkrimit të historisë nga një klasë politike si në Serbi dhe Mal të Zi , si ky tentim i dikur kryetarit të kuvendit malazias Aleksa Becic.

“A e ndeze një qiri edhe për fëmijët kosovarë (shqiptarë) që asokohe i vranë paramilitarët serbë? A je i gatshëm së paku njëherë (për nderin tënd!!!) – që në vend të llafeve bosh e të përgjithësuara populliste – të tregosh se pse ndodhi intervenimi i NATO’së? Apo e bënë ashtu kot, pa ndonjë arsye?”.

Aleksa Becic garoi në zgjedhje për president të Malit të Zi me 19 mars ku nuk ia doli që të kalojë në raundin e dytë por ka ujdi me kandidatin Jakov Milatovic, rreth të cilit janë mbledhur të gjitha partitë pro-serbe e pro-ruse në Mal të Zi./gazetametro.net

S’ka paqartësi më: Pro-serbët e pro-rusët rreshtohen zyrtarisht me Jakov Milatovic kundër Milo Djukanovic

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë