Loading…

Ndizen qirinj në përkujtim të 108 viktimave në komunikacion

  • 18/11/2018 | 19:09

Ndizen qirinj në përkujtim të 108 viktimave në komunikacion

Sonte para Teatrit Kombëtar në Prishtinë u ndezen 108 qirinj në përkujtim të viktimave që kanë humbur jetën në aksidente në trafikun rrugor.


Kjo nismë vjen pasi sot është Dita Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor, pjesmarrës këtu ishte edhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, njofton gazetametro.net.

Ministri Lekaj i ka lutur të gjithë që të kenë kujdes dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit.

Kujtojmë se aksidentet e trafikut në kohën e fundit në Kosovë janë shpeshtuar dhe janë bërë vrasësi më i madh i njerëzve.

Postimi i plotë i Lekajt:

Në ditën botërore të përkujtimit të viktimave në trafik rrugor ju lutem të gjithë pjestarëve të komunikacionit të duan jetën e tyre, të ndalin gazin dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit.

Sonte përkujtojmë 108 viktima, 108 familje në dhembje!

Në fund është shfaqur edhe një video sensibilizuese, e xhiruar me telefon./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë