Loading…

Ndjeheni të rraskapitur dhe të mërzitur: Çfarë është ‘djegia prindërore’ dhe çfarë duhet të bëni?

  • 23/05/2023 | 12:57

Ndjeheni të rraskapitur dhe të mërzitur: Çfarë është ‘djegia prindërore’ dhe çfarë duhet të bëni?

Është e vështirë për prindërit që kanë pak kohë të kujdesen për veten e tyre. Por sa herë që e bëjnë, kjo ndikon pozitivisht në shëndetin dhe familjen e tyre, transmeton Gazeta Metro.


Për shumë prindër, barra e përgjegjësive, angazhimeve dhe problemeve të jetës mund të çojë në ‘djegie prindërore’.

‘Djegia e prindërore’ fizike ose mendor, shkaktohet nga puna e tepërt ose stresi, nivele të larta profesionalizmi.

Katër shenja të ‘djegies prindërore’:

1. Përjetimi i lodhjes fizike ose emocionale – ose të dyja.

2. Ndjejnë turp për prindërimin e tyre, ose që nuk janë prindër aq të mirë sa kanë qenë.

3. Ndjeheni i mërzitur ose i ‘ngopur’ me rolin e të qenit prind.

4. Ndjehen të shkëputur emocionalisht nga fëmijët e tyre.

Si t’i menaxhoni këto probleme dhe si të reagoni?

1. Jeni më pak kritik ndaj vetes mundohuni të kuptoni se nuk mund të kontrolloni gjithçka në jetën tuaj dhe angazhohuni për të përmirësuar situatën tuaj.

Pozitiviteti mund të ndikojë në përmirësimin e problemeve tuaja, siç raportohet nga ‘the guardian‘.

2. Riformulimi i kujdesit për veten. Mundohuni të bëni diçka për veten tuaj, praktikoni diçka për të rikuperuar veten.

3. Beni diçka të vogël për vetën çdo ditë. Diçka e thjeshtë si ecja në park, vrapimi ose thjesht një sy gjumë mund t’ju ndihmojë shumë.

4. Kërkoni ndihmë. Nëse mendoni se jeni shumë të lodhur, kërkoni ndihmë nga një mik dhe bisedoni për problemin tuaj, ose nëse ndjeni probleme tjera kontaktoni mjekun apo psikologun, varsishtë nga situata që po kaloni./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë