Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, duke komentuar zhvillimet me trenin serb, të cilin institucionet e Kosovës dje nuk e lejuan që të futet në Mitrovicë, ka nxjerrë një teori që pak kush do të mund ta mendonte, e le më të guxonte ta thoshte publikisht.
Sipas saj, e gjithë ngjarja e djeshme me trenin që ishte donacion rus për Serbinë, ishte e aranzhuar në bashkëpunim në mes të kryeministrit serb Aleksandar Vucic dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, përcjell gazetametro.net
“Treni i djeshëm ishte spektakël i aranzhuar nga eksponentë të mafias ballkanike (Thaçi e Vuçiqi) për ta krijuar përshtypjen në publik se Serbia nuk hyri në veri të Kosovës kur dihet se ajo ndodhet dhe vepron brenda Kosovës, madje jo vetëm në veri të Ibrit”, ka shkruar në Facebook, deputetja e Vetëvendosjes. /gazetametro.net