Në ndeshjen ndërmjet Pejës dhe Trepçës në basketboll ka ndodhur një incident mjaft qesharak, ku basketbollisti i Trepçës, Andrew Gordon pas një ngulitje të fuqishme ka ‘prishur’ koshin në Karagaç me ç’rast ndeshja u ndërpre për disa minuta, transmeton Gazeta Metro.
Në përballjen e katërt finale mes Pejës dhe Trepçës e cila po zhvillohet në Pejë, ndeshja u ndërpre për disa minuta por tani jo për shkaqe se tifozët kanë hedhur gjësende në fushë si në duelin e kaluar.
Por, sepse basketbollisti mitrovicas, Anthony Gordon pas një ngulitje të fuqishme arriti të ‘prish’ koshin në Karagaç.
Ndërsa, rezultati në çerekun e parë të sfidës kishte përfunduar 12-23 në të mirë të Trepçës, ku më i dalluari ishte Drilon Hajrizi me nëntë pikë, kurse tek pejanët Courtney Fells me katër pikë.
Kujtojmë që mitrovicasit janë duke udhëhequr 2:1, ndërsa skuadra që shënon tre fitore kualifikohet në finale, ku pret Golden Eagle Yllin. /gazetametro.net