Loading…

Ndodh edhe kjo: Qytetari mbyll derën me silikon të mos i futet uji

  • 27/01/2021 | 08:25

Ndodh edhe kjo: Qytetari mbyll derën me silikon të mos i futet uji

Përmbytjet e ditëve të fundit e kanë detyruar një qytetar në Durrës të mbyllë derën e shtëpisë së tij me silikon. Banori e ka parë si mundësinë e vetme për të parandaluar që uji të futet në banesë.


“Shtëpinë sa e kam rregulluar se në 2016 m’u prish. Asnjë lloj dëmshpërblimi nuk kam marrë”, thotë ai.

Rasti është denoncuar nga kreu i degës së PD, në Durrës, Ferdinand Xhaferaj, i cili ka shkuar për të vizituar këtë familje.

“I gjithë mundi dhe djersa e një jete të tërë, këtij qytetari i shkon dëm nga përmbytja që vjen si pasojë e papërgjegjshmërisë, arrogancës dhe moskujdedjes së Qeverisë”, shkruan Xhaferaj, ndër të tjera.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë