Loading…
Ndodh në Turqi: Kjo është minarja e vetme në botë pa xhami
  • 28/01/2019 | 18:23

Ndodh në Turqi: Kjo është minarja e vetme në botë pa xhami

Turqia njihet për vende dhe histori shumë interesante, njëra nga këto është edhe minarja pa xhami, transmeton Gazeta Metro.


Minarja e xhamisë që del nga liqeni i mbuluar me akull në Agr të Turqisë tërheq vëmendjen e shumë kalimtarëve gjatë periudhës së dimrit.

Por pse ndodhi kështu? Pasi fshatin e Basçavus, mbeti nën ujë sepse u aktivizua diga Yazici, gjë që çoi në shpërnguljen e popullsisë.

Xhamia e fshatit dhe shtëpi të shumta mbetën nën ujë, ndërsa minareja mbeti mbi sipërfaqen e saj.

Gjatë muajve të verës është vështirë për të arritur minaren, ndryshe nga periudha e dimrit në të cilën uji është ngrirë dhe lehtëson aksesin më të lehtë.

Kjo pamje si një përrallë dimrore tërheq shumë fotografë dhe turistë vendas e të huaj.

Banori i fshatit Basçavus, Abdurrahman Beser, tha se pamja e minares mbi sipërfaqen e ujit ringjall kujtimet dhe i kthen banorët në të kaluarën.

“Pasi u ndërtua diga, banorët u larguan dhe xhamia dhe varrezat e fshatit dhe disa shtëpi mbetën nën ujë. Është një pamje shumë e bukur e minares. Edhe në verë është bukur, turistët dhe banorët vijnë për vizita. Kur shikoj minaren më kujtohet koha e vjetër, e cila më mungon, ku ka mbetur vetëm minarja”, ka thënë Beser./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë