Loading…
Ndodhë e papritura, shtyhet Brexit
  • 14/03/2019 | 19:46

Ndodhë e papritura, shtyhet Brexit

Ligjvënësit në Britani të Madhe kanë votuar pro shtyrjes së procesit të daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, transmeton Gazeta Metro.


Mocioni që u votua me 412 vota pro dhe 202 kundër, udhëzon kryeministren Theresa May që të kërkojë një zgjatje të nenit 50, procesi ligjor nën të cilin Britania largohet nga BE-ja.

Çdo vonesë përtej marsit 29 do të kërkonte miratimin unanim nga 27 vendet e tjera anëtare të BE.

Siç raportojnë mediat britanike, May tani ka shumë mundësi që të kërkojë shtyrjen në samitin e Këshillit të Evropës në Bruksel, kjo pasi vendosi marrëveshjen e largimit dy herë, me refuzim nga Dhoma e Komuniteteve.

Pas votimit, kryeministrja tha se Brexit mund të shtyhet me tre muaj, deri në 30 qershor, nëse deputetët e mbështesin marrëveshjen e saj në një votim javën e ardhshme./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë