Loading…

Ndodhë edhe kjo: Drejtori në Drenas hap te shkolla një lokal ku luhet ‘Counter Strike’

  • 11/09/2019 | 21:00

Ndodhë edhe kjo: Drejtori në Drenas hap te shkolla një lokal ku luhet ‘Counter Strike’

Emin Isufi, drejtori i shkollës fillore  në Sankofc të Drenasit afër hyrjes së shkollës ka hapur një lokal ku luhet ‘Counter Strike’, trasnmeton Gazeta Metro.


Është vetëm disa metra larg oborrit të shkollës: Një dyqan të cilin nxënësit e shkollës së mesme të ulët “Luigj Gurakuqi” në fshatin Sankofc të Drenasit gjatë pushimit  e frekuentojnë shumë shpesh.

Por, këtu zhvillohet edhe një veprimtari tjetër. Nxënësit edhe mund të luajnë videolojën “Counter Strike”. E ky objekt është në oborrin e shtëpisë së drejtorit të kësaj shkolle, Emin Isufi.

Por, ai e mohon se ka në pronësi këtë biznes. Isufi ka ftuar ekipin e T7 brenda zyrës së tij. Ai është interesuar nëse është filmuar diçka në oborrin e shkollës.

Edhe këtu ai ka refuzuar që të deklarohet para kamerës, duke u arsyetuar se i duhet leje nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Drenas për të bërë një gjë të tillë.

E i pa informuar për praninë e këtij biznesi tek shkolla e fshatit Sankofc, është drejtoria komunale e Arsimit. Udhëheqësi i kësaj drejtorie , Tafil Halilaj paralajmëron se do të ndërmarrin masa.

Ndërkohë, videlojërat konsiderohen se kanë ndikim negativ tek fëmijët. Një gjë të tillë edhe thotë edhe sociologu Bekim Selishta.

Ai thotë se shteti duhet të jetë më shumë i pranishëm edhe në fshatra në mënyrë që mos të krijohen situata të tilla.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë