Loading…

Ndodhë edhe kjo: Indianin e vret gjeli i tij rrugës për në luftim me gjela

  • 23/01/2020 | 15:26

Ndodhë edhe kjo: Indianin e vret gjeli i tij rrugës për në luftim me gjela

Një burrë indian vdiq pas një përleshje me gjelin e tij derisa po shkonin rrugës për në vend luftimin me gjela. Ky është një prej rasteve më të çuditshme që ndodhi në Indi, vend i fiksuar me kumarin edhe pse i ndaluar me ligj që nga 1960, transmeton Gazeta Metro.


Saripalli Chanavenkateshwaram Rao, 50 vjeç, ishte goditur nga tehu i lidhur në tehun e kthetrës së gjelit me 15 janar të këtij viti. Një zëdhënës i policisë ka njoftuar se babai i tre fëmijëve ishte dërguar në spital, ku më vonë edhe vdiq nga ataku kardiak shkruan rrjeti televiziv amerikan CNN.

Rao ishte i rregullt në luftërat me gjela dhe ishte rrugës për një të tillë kur gjeli i rebeluar kishte provuar të çlirohej njofton policia.

Lufta me gjela është e ndaluar në Indi që nga viti 1960. Megjithatë, lufta mes shtazëve vazhdon të mbetet problem në atë shtet. Autoritetet lokale e mbyllin njërin sy ndaj këtij problemi dhe këto organizime kalohen pa asnjë arrestim apo ndalim./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë