Tri vetura janë djegur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, pas një zjarri që dyshohet se ka shpërthyer në kontejnerë, shkruan Gazeta Metro.
Lajmi u bë i ditur nga policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, dhe nuk raportohet për të lënduar.
Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori.
Njoftimi i plotë i policisë:
Prishtinë 25.10.2020-02:05. Raportohet se si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në kontejnerët e mbeturinave, janë djegur edhe tri vetura tjera me pronarë meshkuj kosovarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori./gazetametro.net