Loading…

Ndodhë edhe kjo: Polici pa maskë dënon qytetarin për mos vendosje të maskës

  • 26/09/2020 | 23:03

Ndodhë edhe kjo: Polici pa maskë dënon qytetarin për mos vendosje të maskës

Policia e Kosovës po vazhdon t’i dënoj ata qytetarë që nuk vendosin maska sipas ligjit të miratuar në Kuvend, por vetë ruajtësit e rendit dhe ligjit nuk po respektojnë një gjë të tillë, shkruan Gazeta Metro.


Qytetari ka treguar për Gazetën Metro se si një polic e kishte ndalur dhe dënuar për mos posedim të maskës në fytyrë, por që vetë ai nuk e kishte të vendosur, në shënimin në fletëparaqitjen për kundërvajtje te përshkrimi i kundërvajtjes shkruan: “Nuk kishte të vendosur maskën në fytyrë”.

Policia e cila duhet të shërbejë si është shembulli me i mirë i respektimit të rendit dhe ligjit në këtë rast po e dëshmonte të kundërtën.

Siç mund të shihni edhe në foto, polici përderisa po dënonte një qytetarë për mos respektim të ligjit, një gjë të tillë po e bënte edhe vetë ai pra, po vepronte kundërligjshme duke mos mbajtur maskë.

Polici në fjalë nuk po e mbante të vendosur maskën në fytyrë, edhe pse ligji është i vlefshme për të gjithë njësoj.

Ndryshe, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 848 tiketa për mosrespektim të ligjit antiCOVID-19./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë