Sot është thyer rekordi i ndotjes së ajrit në Prishtinë.
Cilësia e ajrit në Kosovë  në përgjithësi është evidentuar të jetë larg kritereve botërore dhe që tejkalon çdo standard të lejuar.
Se ky nivel i ndotjes së ajrit në vend është në vlera alarmante, u vërtetua disa herë por nga matjet që janë bërë shihet se cilësia e ajrit nuk ka qenë asnjëherë më e keqe në kryeqytetin e Kosovës.
Sot, në kryeqytet, cilësia e ajrit është aktualisht në nivelin e 484 ppm (grimcave në milion), sipas të dhënave të Qendrës për matjen e cilësisë së ajrit, e vendosur nga Ambasada Amerikane.
Matja e fundit e cilësisë së ajrit, e bërë në orën 20:00./Gazetametro.net