Loading…

Ndre Mjeda – Vaji i bylbylit

  • 29/06/2020 | 08:37

Ndre Mjeda – Vaji i bylbylit

Ndre Mjeda (lindi më †20 nëntor 1866 – dhe vdiq me1 gusht 1937), teolog, shkrimtar, gjuhëtar, deputet[1] shqiptar nga Shqipëria.


Mjeda mbetet mjeshtër i pashembullt i formës e i gjuhës poetike në shqip dhe mjeshtri më i madh i tingëllimit në shqip deri më sot.

Vepra e Ndre Mjedës u botua e plotë në tri vëllime në Prishtinë në vitin 1982 nën përkujdesjen e Sabri Hamitit dhe nji studim mjaft i vlefshëm me shtatë vëllime nga Mentor Quku.
Tituj të veprave[redakto | redakto tekstin burimor]

Vaji i Bylbylit [4]-poeme
Juvenilja – përmbledhje
Liria – poemë
Lissus – poemë [4]
Scodra – poemë
Andrra e jetes-poeme
Shkoll e jete-poeme

VAJI I BYLBYLIT
Po shkrihet bora
Dimni po shkon;
Bylbyl i vorfen
Pse po gjemon ?

Pushoj murrlani
Me duhie t`vet :
Bylbyl i vorfen ,
Cou , mos rri shkret.

Gjith fushet e mallet
Blerimi i mbeloj;
Livadhi e pema
Gjith kah lulzoj.

Nder pylla e ograja,
N`ma t`mirin vend,
Me rreze dielli
Po e gezon gjith kend.

E tuj gjimue
Shkon rreth e rreth
Nji prrue qe veret
Rrjedh nëpër gjeth.

A cile kafazi,
Bylbyl, flutro;
Nder pyje e ograja,
Bylbyl, shpejto.

Kerkush ma hovin
Atje s`ta pret;
Me zeher haejen
Kurkush s`ta qet.

Kafaz ke qiellin,
Epshin pengim;
E gjith ku t`rreshket
Shkon fluturim.

Neper lamije
Ke me gjet mel;
Për gjith prendveren
Njajo buk t`del.

E kur t`zite edi
Nder prroje pi;
Të njato prroje
Qe ti vete di.

Tash pa frige cerdhen
E ban n`ndo`j lis;
Nuk je si i njeri
Qe nuk ka fis.

E kur t`vin zhegu,
Kur dielli shkon,
Ti ke me kendue
Si ke zakon.

Rreth e rreth gjindja
Me t`ndie rri;
Prej aso vendit
Dahen me zi.

A cile kafazi
Bylbyl flutro;
Nder pyje e ograja
Bylbyl shpejto.

Nder drandofille
Nder zamake nga;
Ku qeshet kopshti
Idhnim mos mba.

Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Bylbyl i vorfen,
Pse po gjemon?

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë