Qindra drita dekorative gjatë mbrëmjes së sotme kanë ndriçuar qytetin e Ferizajt bashk me to janë ndezur edhe dritat e Pemës së Vitit të Ri, e nuk kanë munguar as dekore e instalacione të cilat janë vendosur përgjatë gjithë qytetit për të festuar festat e fundvitit, shkruan Gazeta Metro
Sipas paralajmrimeve me pjesmarjen edhe të Kryetarit të komunës Agim Aliut sot në ora 17:00 në mënyrë zyrtare janë ndezur qindra drita dekorative të cilat janë vendosur përgjatë gjithë qytetit të Ferizajt.
Kryetari Agim Aliu përmes një komunikate zyrtare ka ururar të gjithë qytetarët e Ferizajt duke u thënë atyre se ia kemi borxh të bukurën Ferizajt.
“Në çdo rrugë e në çdo shesh, Ferizaj frymon festë. Fundviti i ftohtë, nuk ka sesi të mos ngroh zemrat tona kur dashuria, mirëqenia e respekti mbizotëron. Ditët e fundit të dhjetorit magjepsin me të bukurën, gëzimin e shpresën në fytyrën e gjithësecilit. Sonte, simbolikisht ndeza dritat e Pemës së Vitit të Ri dhe dekoreve ndriçuese në gjithë sheshin e qytetit. Ferizajasve ia kemi borxh të bukurën në çdo çast.Ferizaj, si në asnjë fundvit tjetër, me kosto shumë të vogël financiare, ka marr pamjen magjepsëse që vetëm një shije e hollë e artistike mund t’i jap. Qyteti i dritave, gëzimit e festës, Ferizaj – është gati për festat e fundvitit.” Thotë kryetari Aliu
Dekoret kanë filluar të vendosen gjatë muajit nëntor, dhe sipas paralajmrimeve se ndezja e tyre pritet mes datave 05 dhe 10 dhejtor, ato kanë përfunduar dhe janë ndezur sonte./gazetametro.net
Ferizaj këtë vit shpenzon 10 mijë euro për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit