Loading…

Ndryshe në La Liga, ndryshe në Kupën e Mbretit: Ky është Adnan Januzaj

  • 15/01/2020 | 09:39

Ndryshe në La Liga, ndryshe në Kupën e Mbretit: Ky është Adnan Januzaj

Adnan Januzaj është golashënuesi më i mirë në Kupën e Mbretit, me katër gola të shënuar në dy ndeshje, tre kundër CD Becerril dhe një kundër Ceutas të dielën e kaluar.


Futbollisti nga Kosova ka luajtur nga fillimi në të dyja ndeshjet, por, historia e tij është më ndryshe në La Liga, shkruan Zëri.

Januzaj është duke u përballur me një konkurrent të fortë në skuadër si Portu, një futbollist që arriti në Real Sociedad në verën e vitit të kaluar.

Vetëm kundër Sevillas dhe Leganes, Januzaj e zuri vendin e tij në formacion, por jo edhe në ndeshjet tjera.

444 minuta janë shifrat e Januzajt në kampionat këtë edicion, derisa futbollisti istogas nuk po e gjen minutazhin e duhur.

Kujtojmë se Januzaj arriti në Real Sociedad në edicionin 2017/18, si pasardhës i meksikanit Carlos Vela, i cili u transferua në Amerikë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë