Loading…

Ndryshim në Superligën e Kosovës dhe Ligën e Parë, ndeshjet zhvillohen me top zyrtar nga FFK

  • 22/01/2022 | 15:15

Ndryshim në Superligën e Kosovës dhe Ligën e Parë, ndeshjet zhvillohen me top zyrtar nga FFK

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) është duke i bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, që ta nisin stinorin pranveror në mënyrën më të mirë.


Në kuadër të këtyre përgatitjeve, FFK ka bërë shpërndarjen e topave të unifikuar, në të cilët gjendet e brenduar logo e saj, përcjell KosovaPress.

Topat në fjalë janë shpërndarë për të gjitha klubet e Superligës së Kosovës dhe Ligës së Parë, ku tashmë për herë të parë të gjitha ndeshjet në futbollin kosovar do të zhvillohen me topin zyrtar të FFK-së.

Garat në stinorin pranveror do të fillojnë me ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës më 5 dhe 6 shkurt, ndërsa Superliga do të rinisë më 12 shkurt, teksa Liga e Parë më 19 shkurt.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë