Loading…

Ndryshime drastike: Parashikimi i motit për sot dhe ditët e javës në vazhdim

  • 22/09/2019 | 23:58

Ndryshime drastike: Parashikimi i motit për sot dhe ditët e javës në vazhdim

Prishtina Weather ka njoftuar se java në vijim do të jetë me shi, temperaturat rriten rreth vlerave mesatare, transmeton Gazeta Metro.

Nga Atlantiku fusha të presionit të ulët po depërtojnë mbi Mesdhe, e ditëve të ardhshme edhe mbi vendin tonë, që do të sjellin kushte për reshje shiu, me mundësi edhe për bubullima. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive.

24.09 – Kryesisht me vransira. Kohëpaskohe priten reshje shiu, e orëve të pasdites vende-vende mund të shoqërohen edhe me bubullimë.
25.09-26.09 – Ditën e mërkurë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu. Ditën e enjte, paradite pjesërisht vranët. Gjatë ditës vransirat do të shtohen, e pasdite priten reshje lokale shiu me bubullimë.
27.09 – Vransira dhe intervale me diell. Kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu. Në mbrëmje priten kthjellime.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 1-5m/s.

Deri nga mesi i javës shtypja atmosferike do të pësojë rënie përreth vlerave normale, e më pas pritet të shënojë rritje./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë