Loading…
Ndryshime të mëdha në Ligën e Parë, kjo është tabela pas javës së 29-të
  • 15/05/2019 | 19:27

Ndryshime të mëdha në Ligën e Parë, kjo është tabela pas javës së 29-të

Sot është zhvilluar java e 29-të dhe e parafundit në Ligën e Parë në futbollin e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Skuadra lidere, Vushtrria, e cila javën e kaluar edhe matematikisht u shpall kampion në Ligën e Parë, sot shënoi fitore 3-1 ndaj Ramiz Sadikut.

Fitore të rëndësishme shënoi edhe Besa e Pejës, duke e mposhtur 7-2 Arbërinë dhe duke e rrëmbyer pozitën e dytë, pasi që Dukagjini pësoi humbje nga 2-1 nga 2 Korriku.

Humbje pësoi edhe Vëllaznimi 2-1 nga Istogu, por megjithatë mbetet edhe më tej në pozitën e katërt.

Deri më tani inkuadrimin direkt në Superligë e ka siguruar vetëm Vushtrria, teksa në javën e fundit do të përcaktohet edhe skuadra e vendit të dytë. Besa do të luajë në udhëtim te Kika, kurse Dukagjini në shtëpi e pret Drenasin.

Më poshtë mund të shihni rezultatet e plota nga java e 29-të në Ligën e Parë dhe tabelën momentale./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë