Loading…

Ndryshimet në linjat e autobusëve urbanë, për shkak të mbylljes së disa rrugëve

  • 24/11/2022 | 15:01

Ndryshimet në linjat e autobusëve urbanë, për shkak të mbylljes së disa rrugëve

“Trafiku Urban” ka njoftuar se do të ketë ndryshime në rrjedhën e qarkullimit të autobusëve.


Shkak për këtë është vendimi i Komunës së Prishtinës për të mbyllur rrugën “Xhorxh Bush” duke filluar nga udhëkryqi i rrugës “Garibaldi”.

Këto rrugë do të mbyllen për shkak të festave të fundvitit nga data 26 nëntor 2022 deri më 08.01.2023.

Ndryshimet janë si më poshtë:

Linja Nr. 1

Ndryshimi i linjës nga drejtimi Fushë-Kosovë – Prishtinë dhe anasjelltas do të realizohet përmes rrugës “Robert Doll” në drejtim të rrugës “Luan Haradinaj” për në pikën e fundit te Fakulteti Teknik.

Linja Nr. 1A

Ndryshimi i linjës 1A në shkuarje dhe ardhje do të vazhdon në rrugën “Bulevardi Bill Clinton” për në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe përfundon në stacionin e autobusëve.

Linja Nr. 3

Ndryshimi i linjës nga drejtimi Bardhosh – Mat dhe anasjelltas do të realizohet përmes rrugës “Robert Doll” në drejtim të rrugës “Luan Haradinaj” për në stacionet e fundit.

Linja Nr. 4

Ndryshimi i linjës nga drejtimi Matiqan – Gërmi dhe anasjelltas do të realizohet përmes rrugës “Robert Doll” në drejtim të rrugës “Luan Haradinaj” për në stacionet e fundit.

Linja Nr. 7C

Ndryshimi i linjës 7C nga rruga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, linja vazhdon në rrugën bulevardi “Bill Clinton” në drejtim të pikës së fundit në lagjen “Kalabria”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë