Loading…

Qeveria nis ndryshimin e Ligjit për Veteranët

  • 16/11/2016 | 10:53

Qeveria nis ndryshimin e Ligjit për Veteranët

Në mbledhjen e qeverisë gjatë ditës së merkurë,  u miratua koncept dokumenti për rregullimin e fushës së pensioneve për veteranë dhe kategori tjera të luftës.

Ministri Arban Abrashi tha se ky koncept dokument mundëson ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Veteranët.

“Duke marrë parasysh planifikimin e buxhetit 2017 dhe konsultimet e shumta me veteranët dhe invalidët, konsiderojmë se është i nevojshëm plotësimi dhe ndryshimi i këtij ligji,” ka thënë Abrashi.

Abrashi theksoi se  përmes legjislacionit aktual synohet të ndryshohet Ligji për Veteranët, raporton gazetametro.

“Janë të nevojshme ndryshimet në politika dhe legjislacionin aktual. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale përmes miratimit të këtij koncepti krijon mundësi që pagesat e pensioneve të mbulohen nga buxheti i Kosovës,” ka thënë Abrashi./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë