Loading…

Ndryshojnë rregullat, lehtësohet konvertimi i patentave kosovare në Austri

  • 29/09/2026 | 12:30

Ndryshojnë rregullat, lehtësohet konvertimi i patentave kosovare në Austri

Nga 1 shtatori 2026 kanë filluar të zbatohen rregulla të reja për konvertimin e patentave të vozitjes të lëshuara në Kosovë në dokumente austriake, transmeton Gazeta Metro.


Sipas rregullave të reja, patentat kosovare vazhdojnë të pranohen në Austri për konvertim për të gjitha kategoritë, ndërsa gjatë këtij procesi nuk kërkohet test praktik i vozitjes.

Një ndryshim i rëndësishëm lidhet me rastet kur patenta origjinale merret nga autoritetet për verifikim të autenticitetit. Në një situatë të tillë, shoferi mund të pajiset me një dëshmi të përkohshme ku përcaktohen kategoritë që i posedon dhe me të mund të vazhdojë të drejtojë automjetin deri në përfundimin e procedurës, transmeton albinfo.at.

Ky dokument mund të përdoret deri në marrjen e patentës austriake, por jo përtej gjashtë muajve nga vendosja e banimit të zakonshëm në Austri.

Edhe përdorimi i patentës së Kosovës në Austri mbetet i kufizuar në gjashtë muaj pas vendosjes së banimit. Pas këtij afati, ajo duhet të zëvendësohet me patentë austriake.

Ndryshimet përfshijnë gjithashtu drejtuesit e kategorive profesionale. Për personat mbi 60 vjeç, vlefshmëria e kategorive C, C1, CE, C1E, D, D1, DE dhe D1E zgjatet nga dy në pesë vjet, nëse plotësohet kushti për dokumentacionin mjekësor që dëshmon aftësinë për drejtim. Risi ka edhe për patentat ndërkombëtare të vozitjes të lëshuara sipas Konventës së Vjenës. Afati i tyre maksimal i vlefshmërisë rritet nga një në tre vjet./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë