Loading…

Ndryshon koha e takimit të delegacionit amerikan dhe Hotit

  • 21/09/2020 | 17:44

Ndryshon koha e takimit të delegacionit amerikan dhe Hotit

Ishte paraparë që takimi në mes të delegacionit të lartë amerikan dhe kryeministrit Avdullah Hoti të mbahet në orën 18:30, mirëpo kjo agjendë ka ndryshuar dhe takimi do të zhvillohet pas pak, saktësisht në orën 17:45, transmeton Gazeta Metro.


I dërguari special i presidentit Donald Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, do të qëndrojë sot në Prishtinë se bashku me 13 zyrtar të tjerë..

Richard Grenell në Kosovë vjen bashkë me Adam Boehler, Shefi Ekzekutiv i Korporatës së Zhvillimit Financiar, (DFC), dhe disa zyrtarë të lartë amerikan.

Kryeministri Avdullah Hoti nëpërmjet një postimi në Twitter, ka shkruar se është shumë i gëzuar që sot do t’i pres dy zyrtarët e lartë amerikan në Kosovë.

Hoti mes tjerash thotë se kjo vizitë është e veçantë dhe do të forcojë miqësinë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“I lumtur që Richard Grenell e Adam Boehler do të qëndrojnë në Kosovë bashkë me një delegacion të lartë të qeverisë amerikane. Kjo vizitë është shumë e veçantë dhe do të çojë edhe më tej forcimin e miqësisë Kosovë-SHBA”, ka shkruar Hoti../gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë