Loading…

Ndryshon moti sot dhe nesër, bien edhe temperaturat

  • 10/08/2022 | 07:57

Ndryshon moti sot dhe nesër, bien edhe temperaturat

Sot dhe nesër Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon mot të ndryshueshëm.


IHMK ka paralajmëruar për mundësinë e reshjeve të shiut gjatë këtyre dy ditëve, ndërsa temperaturat maksimale pritet të lëvizin ndërmjet 20-30 gradë Celsius.

“Parashikimi i Motit për dy ditë 10 – 11 gusht 2022! Do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-30 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë