Loading…

Në 24 orë katër raste të dhunës në familje vetëm në rajonin e Prishtinës

  • 22/01/2022 | 08:40

Në 24 orë katër raste të dhunës në familje vetëm në rajonin e Prishtinës

Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka njoftuar për katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve vetëm në rajonin e Prishtinës, shkruan Gazeta Metro.


Në Gllogoc, në Obiliq dhe në Fushë Kosovë, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ne tri rastet e dhunës në rajonin e Prishtinës dhuna fizike është ushtruar nga të dyshuarit meshkuj ndaj bashkëshorteve të tyre, ndërsa në rastin e dhunës në Fushë Kosovë, ndaj bashkëshortes dhe vazjës së tij.

Këtu keni raportin e plotë të Policisë së Kosovës.

“DHUNË NË FAMILJE

·         Gllogoc 20.01.2022 – 23:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër shtetase të Sllovakisë. Viktima nuk pa pranuar që të marrë trajtim mjekësor, dhe së bashku me dy fëmijët e saj është vendosur në strehimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

·         Obiliq 21.01.2022 – 06:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

·         Fushë Kosovë 21.01.2022 – 17:07. Një mashkull kosovar është arrestuar për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

·         Prishtinë 21.01.2022 – 21:50. Një mashkull kosovar është arrestuar për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndime të lehta në dorë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë