Loading…

Në 27 shkolla të Kosovës po mbahet mësim online, një e mbyllur

  • 24/01/2022 | 09:01

Në 27 shkolla të Kosovës po mbahet mësim online, një e mbyllur

Janë 27 shkolla të vendit që do të zhvillojnë mësim online për shkak të rritjes së rasteve pozitive me COVID-19.


Kështu tregoi zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, i cili theksoi se vetëm një shkollë është mbyllur për shkak të problemeve në sistemin e ngrohjes.

“Nga 782 shkolla në Kosovë, vetëm 1, e cila për momentin është e mbyllur për shkak të një defekti në sistemin e ngrohjes dhe ka një javë që vazhdon kjo situatë. Ndërsa të premten, 27 shkolla kanë qenë online për shkak të numrit të lartë të infeksioneve. Disa klasa të mbyllura për shkak të COVID”, tha Pupovci.

Ai deklaroi se Qeveria e Kosovës nuk preferon që të mbyllë shkollat plotësisht dhe në disa prej tyre për këtë arsye kanë zgjedhur mësimin online

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë