Loading…

Në 90 për qind të vendvotimeve në Kosovë, Serbia mban zgjedhjet

  • 12/03/2017 | 23:11

Në 90 për qind të vendvotimeve në Kosovë, Serbia mban zgjedhjet
Komisioni Zgjedhor i Serbisë, ka marrë vendim që në zgjedhjet presidenciale të 2 prillit t’i hap 90 për qind të vendvotimeve, shkruan Blic.rs.

“Në mbledhjen mbajtur sonte është marrë vendim që në zgjedhjet e planifikuara për datën 2 prill ku do të votohet për presidentin e Serbisë, të mund të votohet në 90 për qind të territorit të Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë”, thuhet në vendimin e Komisionit Zgjedhor, transmeton KK.

Po ashtu në këtë mbledhje është vendosur që jashtë shtetit të Serbisë të hapen 53 pika votimi, në 32 vende.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë