Loading…

Në Abri të Epërme intervistohet nga policia Fadil Xhemajlaj i Nismës

  • 04/12/2016 | 13:44

Në Abri të Epërme intervistohet nga policia Fadil Xhemajlaj i Nismës

Policia ka intervistuar Fadil Xhemajlin nga Nisma për Kosovën.

Ai është intervistuar nga Policia në fshatin Abri e Epërme, për shkelje ligjore, raporton gazetari i Metro që ndodhet në teren.

Pas intervistimit, sipas një zyrtari për informim të shtabit zgjedhor të Nismës Xhemajli është kthyer në vendvotim si kryesues, ku procesi po vazhdon normalisht.

Intervistimi i tij, raportohet të jetë bërë shkaku se një person e ka fotografuar votën e tij.

Xhemajlaj, kryesues i Zgjedhjeve në një sallë në Shkollën “Shote Galica” në Abri të Epërme i cili po akuzohet se nuk e ka raportuar një parregullsi që ka ndodhur në sallën për të cilën ai është përgjegjës, u ka thënë mediave se nuk është fajtor për këtë rast pasi që nuk e ka parë situatën të ketë ndodhur.

Sipas tij rastin e ka parë një vëzhgues i KDI-së, dhe ai e ka lajmëruar me vonesë.

Xhemajlaj ankohet edhe se po ka shumë vëzhgues të patrajnuar që po marrin pjesë në këto zgjedhje.

Po në këtë vendvotim Policia ka intervenuar, ku ka kryer ndalimin e disa personave të tjerë.

Atje nuk është mbyllur vendvotimi, siç është raportuar në disa media, por ka intervenuar policia, pasi është raportuar se familjarët kanë ndihmuar disa të moshuar për të votuar, raporton gazetametro.net.

Ky veprim është dukur i dyshimt dhe ka intervenuar policia. Personat që kanë asistuar familjarët e tyre janë ndaluar për intervistim nga Policia. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë