Loading…

‘Në aeroport u habitën’: Dhurata interesante që Infantino mori në Shqipëri para 20 vitesh

  • 29/09/2022 | 21:05

‘Në aeroport u habitën’: Dhurata interesante që Infantino mori në Shqipëri para 20 vitesh

Presidenti i FIFA’s, Gianni Infantino vizitoi gjatë ditës së sotme kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën. Me ç’rast ishte i pranishëm edhe në inaugurimin e kompleksit sportiv, ‘Shtëpia e Futbollit’. Ai u shpreh shumë i lumtur për progresin që ka ndodhur në infrastrukturën sportive në Shqipëri që nga hera e fundit kur kishte qenë, e cila ishte para 20 vitesh, transmeton Gazeta Metro.


Meqë moti në Tiranë sot kishte qenë me shi për të parin e FIFA’s kjo nuk kishte qenë problem, për të ‘prishur’ këtë ditë feste, gëzimi dhe kremtimi siç e quajti ai.

”Është një kënaqësi e madhe dhe një emocion shumë i madh për mua që gjendem këtu mes jush. Shiu sjell prosperitet dhe jemi të kënaqur që pati shi. Sot është një ditë feste, një ditë gëzimi, një ditë kremtimi ku inaugurojmë këtë shtëpi të mrekullueshme futbolli,” tha ai.

Infantino tregoi se për herë të parë në Shqipëri kishte qenë para 20 vitesh. Dhe, nga ajo çfarë kishte parë në stadiumin ‘Qemal Stafa’ tani ‘Air Albania’ është arritje e lartë për futbollin shqiptar. Ai vlerëson edhe faktin e bashkëpunimit të mirëfilltë mes Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe Qeverisë.

”Herën e parë që kam ardhur këtu ka qenë 20 vite më parë, në vitin 2002. Shkova të vizitoja stadiumin dhe po mendonim se çfarë do të bëhej. Por ajo që shoh sot nuk është 20 vite më parë, është 2000 vite dritë pas. Kjo infrastrukturë është një spektakël i rëndësishëm jo vetëm për Ballkanin, jo vetëm Europën, por po aq i rëndësishëm për futbollin botëror. Stadiumi që vizituam sot u bë finalja e Conference League. Stadiumet e tjera të ndërtuara në bashkëpunim mes Federatës dhe Qeverisë janë simbole shumë të rëndësishme që dëshmojnë se sa e do futbollin ky vend,” tha ai.

Infantino fjalimin e tij e përmbylli duke zbuluar dhuratën që ju ishte bërë në vitin 2002. Dhurata kishte qenë një shpatë shqiptare.

”Herën e parë që erdha më dhuruan një pako. Nuk e hapa. Shkova në aeroport dhe e vendosa në kontrollin e bagazheve. Më pyetën nëse ishte e imja. ”Po”, iu përgjigja unë. Më thanë eja me ne. Më shoqëruan në një dhomë dhe më thanë ta hapja. E hapa dhe kishte një shpatë shqiptare brenda. Më thanë: ”Me këtë shpatë do të hysh në avion”? ”Po është një dhuratë e Federatës Shqiptare”. Më lejuan të hyja në avion, por këtë ia dhanë pilotit dhe i thanë që kur të zbrisja të ma jepnin. Mund të mbështeteni te unë dhe te FIFA. Unë jam këtu me ju. Jam dhe ndihem shqiptar,” përfundoi ai.

Kujtojmë se Gianni Infantino nesër do të takohet edhe me Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në Prishtinë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë