Loading…

Në universitete ka pak të rinj me aftësi të kufizuara

  • 18/04/2017 | 08:14

Në universitete ka pak të rinj me aftësi të kufizuara

Problemet financiare, infrastruktura përcjellëse, qasja e vështirë në universitete, janë ndër pengesat kryesore që po i pengojnë të rinjtë me aftësi të kufizuara që të vazhdojnë studimet e larta.


Gjetjet janë evidentuar përmes raportit “Qasja dhe përfshirja e të rinjve me aftësi të kufizuara në arsimin e lartë në Kosovë”, i nxjerrë së fundi nga shoqata “Handikos”, përkrahur nga Bashkimi Evropian.

Nga 100 të rinj të përfshirë në anketë vetëm 20 kanë thënë se ndjekin studimet e larta, kurse 80 të tjerët jo, shkruan sot Koha Ditore.

Rezultatet tregojnë se pengesa kryesore për të mos vazhduar shkollimin e lartë është mungesa e mjeteve financiare me (38.5%), e shoqëruar nga mungesa e motivit personal (21.3%). Problem tjetër, sipas raportit, është transporti adekuat 9.0%, infrastruktura përcjellëse 7.4%, përkrahja e familjes 5.7%.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë