Serbia dëshiron të integrohet në Bashkimin Evropian, por ka dy kushte të cilat nuk do t’i pranojë sipas presidentit të këtij vendi, Tomislav Nikoliq.
Ai duke folur për Al Jazeera Balkan ka thënë se Serbia nuk do e pranojë kushtin që ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe atë të prishjes së marrëdhënieve me Rusinë, transmeton gazetametro.net.
Nikoliq ka shtuar se Serbia ka shumë e miq në lindje, marrëdhënie të ngushta, fetare, lidhje historike e gjuhësore me Federatën Ruse.
Kur e pyetën pse, Serbia nuk dëshiron të hyjë në NATO sikurse në BE, Nikoliq ka thënë se kjo është një histori krejtësisht tjetër.
“Ne kemi qenë të sulmuar dhe bombardua nga NATO në vitin 1999 për asnjë arsye. Ajo kishte një ndikim të madh, jo vetëm në ekonominë tonë, por edhe për qëndrimin e qytetarëve tanë drejt NATO-s. Unë jam i bindur se shumica e serbëve nuk e dëshirojnë vendin e tyre anëtar të NATO-s”, ka thënë Nikoliq.
Ai tha se Serbia këtë vit ka mbajtur rreth 100 ushtrime ushtarake me NATO-n, dhe vetëm dy me Rusinë. /gazetametro.net