Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në debatin që është duke u zhvilluar në Kuvendin e Kosovës për murin në Mitrovicë, ka thënë se në Bruksel asnjëherë nuk është diskutuar për ndërtimin e murit në urën e lumit Ibër.
“Unë qëndroj prapa marrëveshjeve që i kam nënshkruar në Bruksel. Edhe prapa kësaj marrëveshje që ka të bëj me rikonstruimin e urës së Ibrit”.
Në Bruksel nuk u është diskutuar për murin, ka thën Mustafa.
“ Është diskutuar për rikonstruimin e urës, për krijimin e rrethrrotullimit. Ne kemi pranuar këtë marrëveshje për shkak të heqjes së barrikadave dhe të ketë lëvizje të qytetarëve”.
Më tej Mustafa tha se pasi e kanë parë ndërtimin e murit e kanë thirrur Bashkimin Evropian dhe ndërtimet janë ndërprerë, duke theksuar se Qeveria nuk do të pranojë që të dialogojë për murin dhe sipas tij ai duhet të hiqet./gazetametro.net