Loading…

Në cilin qytet të Kosovës nuk sheh asnjë lypës?

  • 19/06/2019 | 23:16

Në cilin qytet të Kosovës nuk sheh asnjë lypës?

Breshëri i fundit, i cili dëmtoi prodhimet bujqësore në komunën e Rahovecit i kujtoi një fakt, ish-zëdhënësit të komunës së Prishtinës, Bajram Mjekut, transmeton Gazeta Metro.


Ai përmes një postimi në Facebook thotë se Rahoveci është i vetmi qytet i Kosovës, në të cilin nuk sheh asnjë njeri duke kërkuar lëmoshë.

Mjeku pohon se kjo ndodh për faktin se rahovecjanët janë shumë punëtorë e humanistë, njerëz të urtë dhe të mirë.

Postimi i plotë i Mjekut:

Breshëri i fundit, i cili dëmtoi prodhimet bujqësore në komunën e Rahovecit më kujtoi një fakt, i cili gjithmonë më bën të ndjehem mirë.

Rahoveci është i vetmi qytet i Kosovës, në të cilin nuk sheh asnjë njeri duke kërkuar lëmoshë. Ndodh kështu për faktin se rahovecjanët janë shumë punëtorë e humanistë, njerëz të urtë dhe të mirë.

E rahovecjanët, të cilët dalin për të punuar pa çelë agu në vreshtat e tyre dhe kthehen në shtëpitë e tyre me terrin e parë, nuk mendojnë asnjëherë për gjëra të këqija, sepse vetëm njerëzit punëtorë i bëjnë punët e tyre dhe nuk merren kot me punët e të tjerëve.

Prandaj në Rahovec nuk sheh njerëz duke kërkuar lëmoshë, sepse ndihmojnë njëri-tjetrin derisa janë shumë të dashur e punëtorë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë