Kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, në një opinion dërguar mediave ka folur rreth zgjedhjeve në SHBA, duke thënë se tek shqiptarët, logjika e të bërit biznes në politikë nuk krijon siguri kombëtare dhe as zhvillim ekonomik.
Më tej Krasniqi, ka theksoi se ne shqiptarët dimë që t’u shesim mend gjithë botës, madje edhe SHBA-ve, por që sipas tij nuk dimë ta mësojmë veten tonë.
“Siç pamë këto ditë, ne shqiptarët dimë që t’u shesim mend gjithë botës, madje edhe SHBA-ve, sesi dhe kë duhet të zgjedhin, por nuk dimë që ta mësojmë veten tonë, se ku duhet ta kërkojmë zgjedhjen e duhur për kombin tonë”, ka shkruar Krasniqi./gazetametro.net