Loading…

Në ditën e lindjes së Adem Demaçit dhe Astrit Deharit, Kurti bën homazhe te varri i tyre

  • 26/02/2021 | 11:38

Në ditën e lindjes së Adem Demaçit dhe Astrit Deharit, Kurti bën homazhe te varri i tyre

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, bashkë me disa anëtarë të partisë së tij, kanë bërë homazhe tek varri i Astrit Deharit dhe Adem Demaçit, në ditën e lindjes së tyre.

Kurti dhe delegacioni i prirë nga ai, kanë vendosur lule të freskëta te varret e tyre.

“Astrit Dehari e Adem Demaçi kanë sot Ditëlindjen. Kosova mes Luftës së Dytë botërore dhe pavarësisë nuk mund të kuptohet pa Demaçin, ndërsa Kosova e pas pavarësisë dhe deri në ardhmëri nuk mund të kuptohen pa Astritin. Njëri e kuptimëson më shumë tjetrin, i pari të ardhmen në histori dhe i dyti historinë në ardhmëri. Sot, i gëzojmë ditëlindjet e tyre, ashtu siç presim t’i gëzojmë përplot ditë në Kosovën tonë përmes punës e angazhimit që motivohet nga këto dy figura.

Në nderë të tyre, një delegacion i prirë nga kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherësh, kryeministri në ardhje, Albin Kurti, bëri sot homazhe duke vendosur lule të freskëta te varret e tyre”, thuhet në një postim në llogarinë zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë