Në fshatin Poklek të Drenasit, një veturë ka marrë flakë teksa ishte në lëvizje. Personat që ishin në veturë kanë shpëtuar nga zjarri, shkruan Gazeta Metro.
Vetura ishte e tipit Audi 80, ndërsa përdorte si lëndë djegëse gazin natyror.
Rreth orës 12:15, vetura ka marrë flakë dhe me të marrë informatën policia ka dalur në vendin e ngjarjes, bashkë më shërbimin e zjarrëfikësve.
Policia ende gjendet në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin./gazetametro.net