Loading…

‘Ne e dimë mirë që pozicioni i Spanjës nuk ka lidhje me ndonjë problem me shqiptarët’

  • 10/10/2021 | 10:29

‘Ne e dimë mirë që pozicioni i Spanjës nuk ka lidhje me ndonjë problem me shqiptarët’

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për Radio Televizionin e Spanjës, ka folur edhe për marrëdhëniet e komplikuara mes Kosovës dhe Spanjës, e ku kjo e fundit nuk e njeh ende shtetin e Kosovës, përcjellë Gazeta Metro.


Rama nënvizoi për RTVE se problemet e brendshme me lëvizjet për shkëputje nga krahina në Spanjë s’ka asnjë lidhje me shtetësinë e Kosovës.

“Sigurisht që Kosova është problemi i fundit i hapur, i pazgjidhur pas procesit të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Serbia duhet ta njohë Kosovë. Ne e dimë mirë që pozicioni i Spanjës nuk ka lidhje me ndonjë problem me shqiptarët, por me historinë e saj, me problemet e saj të brendshme. Ne duhet të jemi të qartë se s’ka asnjë lidhje me problemet e brendshme të Spanjës me ndarjen e Kosovës nga Serbia”, tha Rama.

Rama është pyetur edhe për zhvillimet e fundit në veri të Mitrovicës, ku ka thënë se tensionet janë pjesë e atij procesi.

“Nuk mund të presim që një proces paqeje të përparojë qetësisht dhe pa tensione. Këtu lajmi i mirë është që tensionet lindin po edhe treten pasi të dy palët sidoqoftë komunikojnë dhe tentojnë të gjejnë zgjidhjet e nevojshme për njerëzit. Pra nuk është më si në të shkuarën. Ka një diferencë të madhe pasi tashmë kemi bashkëpunim rajonal, me takime e mbledhje të shumta, vajtje-ardhje, samite të çdo lloji. Sigurisht që Kosova është problemi i fundit, ende i hapur dhe i pazgjidhur nga shpërbërja e Jugosllavisë e pa dyshim, njohja e Kosovës si shtet sovran e i pavarur nga Serbia është kapitulli i fundit i historisë plot dhimbje të shpërbërjes së Jugosllavisë”, ka thënë ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë