Loading…

‘Në emër të Profetit’: Një burrë sulmon me thikë tre oficer policie

  • 08/11/2021 | 11:19

‘Në emër të Profetit’: Një burrë sulmon me thikë tre oficer policie

Një hetim për sulm terrorist u hap sot pasi një sulmues me thikë u plagos rëndë.


Ai duke thirrur sllogane fetare sulmoi tre oficerë policie në resortin bregdetar francez të Kanës.

Sulmi ndodhi pak pas orës 6 të mëngjesit të ditës së sotme, kur një burrë i paidentifikuar kërcënoi stafin jashtë stacionit kryesor të Policisë në qytet ‘në emër të Profetit’.

“Ai hapi derën e një veture dhe filloi të godiste me thikë. Vetëm falë oficerëve të veshur me jelek antiplumb, asnjëri prej tyre nuk u lëndua”, tha një burim hetimor.

Oficeri që ishte shoferi i patrullës u përpoq të tërhiqej, ndërsa një tjetër në ulësen e pasme të veturës hapi zjarr dhe burri u plagos rëndë.

“Ai thërriste parulla fetare duke iu referuar Profetit gjatë gjithë sulmit. Sulmuesi me thikë tani është në një gjendje kritike në një spital në Kanë”, shkruajnë mediat e huaja.

Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin shkroi në Twitter: “Një polic nga Kana u godit me thikë dhe u plagos. Sulmuesi u neutralizua nga kolegët e tij. Unë do të shkoj atje menjëherë këtë mëngjes dhe i jap të gjithë mbështetjen time Policisë Kombëtare dhe qytetit të Kanës.’

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë