Loading…

Në Ferizaj ndezën qirinj në nderim të Liridona Ademajt

  • 03/12/2023 | 20:24

Në Ferizaj ndezën qirinj në nderim të Liridona Ademajt

Ferizaj ka ndezur qirinj në nderim të Liridona Ademajt, e cila u vra mbrëmjen e së mërkurës.


Kështu ka bërë të ditur Komuna e Ferizajt përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Në njoftimin e tyre thuhet se kjo ngjarje simbolizon shenjën e fortë të bashkëlidhjes dhe solidaritetit për Liridonën.

“Në Ferizaj ndizen qirinj në nderim të Liridona Ademajt . Grupi i asambleistëve të Kuvendit të Komunës sonte në sheshin e qytetit “Adem Jashari”, kanë bërë ndezje  e qirinjëve në nderim të jetës së Liridona Ademajt. Sonte bashkë me një grup të përbërë nga gra asambleiste dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, po ndajme me ju një veprim simbolik”.

“Kjo ngjarje simbolizon shenjën tonë të fortë të bashkëlidhjes dhe solidaritetit për Liridonën, një grua e cila humbi jetën nga vrasja brutale nga burri i saj. Nuk mundemi të qëndrojmë të heshtur ndaj dhunës dhe vrasjen ndaj grave, nënave dhe motrave tona.Kjo ngjarje tragjike na detyron të ngrisim zërin dhe të ndërgjegjësojmë shoqërinë.  Përmes qirinjëve, ne dëshirojmë të shprehim zemërimin tonë ndaj këtij akti barbarë”, ka thënë Mimoza Sojeva-Pajaziti, kryetare e grupit të grave”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë