Loading…

Në Ferizaj pesë familje të riatdhesuara janë bërë me shtëpi

  • 07/11/2016 | 20:23

Në Ferizaj pesë familje të riatdhesuara janë bërë me shtëpi

Në komunën e Ferizajt falë fondit për personat e kthyer janë ndërtuar pesë shtëpi për pesë familje ferizajase me rrethinë.

Sipas Xhevahire Dervishi Rexhepi,  zyrtare për kthim dhe komunitete në Komunën e Ferizajt, përfitues të këtyre shtëpive janë familje të komuniteteve të ndryshme.

“Gjatë kësaj periudhe kemi ndërtuar edhe 5 shtëpi, ku katër janë të kompletuar nga fondi për riintegrim ku familjet janë të vendosura, kurse një shtëpi është ende në proces. Prej tyre përfitues janë tre familje shqiptare, dy në fshatin Bibaj dhe një në fshatin Kosinë, kurse edhe dy familje të tjera janë në fshatin Dubrave ku përfitues është një familje rome dhe një ashkali”, ka thënë Dervishi-Rexhepi.

Në Komunën e Ferizajt, të riatdhesuar që nga janari i këtij viti janë 949 persona, prej tyre 624 shqiptarë, 280 ashkali, 37 romë dhe 3 serb.

Gjithashtu në këtë komunë është formuar edhe komisioni komunal për riintegrim i cili komision shqyrton kërkesat për akomodim apo banim përmes qerasë, ndihmë për familjet me pako ushqimore dhe hixhenike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë