Aksioni tjerët është zhvilluar në një lokacionin më saktësisht tek një subjekt i cili ka veprimtari kryesore të regjistruar si auto-shkollë ku ka pasur dyshime për kontrabandim dhe strehim të mallrave, respektivisht medikamente. Gjatë kontrollit të këtij subjekti është gjetur një mini-depo e improvizuar për barna në tualetin e këtij lokali. Pas numërimit të sasisë totali ishte 684 paketime me barna të kontrabanduara. Totali i këtyre aksioneve ishte 1281 paketime të zbuluara dhe të konfiskuara, në të dy rastet kompanitë janë gjobitur si dhe lëndët kanë vazhduar për hetime, derisa vlera e këtyre barnave kalon shumën prej 5000 eurove.
Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.