Loading…

Në Ferizaj u mbajt turniri në volejboll me rastin e 17 shkurtit Ditës së Pavarësisë së Kosovës

  • 14/02/2020 | 21:37

Në Ferizaj u mbajt turniri në volejboll me rastin e 17 shkurtit Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Me rastin e 17 shkurtit Ditës së Pavarësisë në Ferizaj u zhvillua aktiviteti i parë turnir në volejboll ku morrën pjesë ekipet e femrave  nga Policia, Spitali, Qendra për Punësim si dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, shkruan Gazeta Metro

Në pallatin e sporteve “Bill Clinton” këtë të premte është mbajtur turnir i institucioneve në volejboll femrat në prag të 17 shkurtit-Ditës së pavarësisë së Kosovës, i organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Ferizajt.

Hapjen zyrtare të këtij aktiviteti e bëri drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, ndërsa e ka vlerësuar tejet lart këtë aktivitet sportiv. Ajo ka thënë se ky aktivitet kësaj herë, po bëhet edhe për përkapjen e ferizajasit Jetmir Vehbiut.

Pjesëmarrëset e këtij turneu i ka përshëndetur edhe Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyqi, e cila ka theksuar se gara të tilla tashmë janë bërë tradicionale, ndërsa ka ftuar të gjithë të pranishmit që të kontribuojnë sadopak për të riun, Jetmir Vehbiu.

Në këtë turne morën pjesë ekipet nga Policia, Spitali, Qendra për Punësim si dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizajt./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë