Loading…

Në Gjermani myslimanët falen në kishë

  • 23/05/2020 | 16:28

Në Gjermani myslimanët falen në kishë

Një kishë në Berlin ka vendosur në dispozicion mjediset e saj për besimtarë myslimanë që e kanë të pamundur të shkojnë në xhami. Objektet fetare janë rihapur nga 4 maji, por numri i besimtarëve brenda tyre është i kufizuar, transmeton Gazeta Metro


Në fillim të këtij muaji, autoritetet gjermane lejuan që vendet e kultit të hapnin dyert për besimtarët, por gjithmonë duke respektuar në mënyrë rigoroze rregullat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, çka nënkupton distancë mes individëve.

Për shkak të numrit të kufizuar të besimtarëve që mund të hyjnë në xhami, jo më tepër se 50, shumë prej tyre kanë mbetur jashtë.

Për këtë arsye, kisha e Shën Martës ka hapur dyert e saj për t’i ofruar besimtarëve myslimanë një hapësirë për t’u falur gjatë Muajit të Ramazanit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë